LONDËR – Alarm për ekonominë e vendit, PBB në minimum që prej 2012

LONDËR, 12 shkurt /ATSH-ANSA/ – Një zile alarmi dhe ndoshta diçka më shumë. Ekonomia britanike tërheq frenat në sfondin e pasigurisë dhe frikës prej Brexit, në pritje nga një tjetër përballje e kryeministres, Theresa May në Dhomën e Komuneve mbi negociatat me BE.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, rritja e PBB-së është ngadalësuar në 1,4%, niveli më i ulët që nga viti 2012, ndërsa në tremujorin e fundit nuk shkon përtej një grimce prej 0,2%, madje edhe me një defiçit prej 0,4% në muajin dhjetor.

Sipas Downing Street “ekonomia e Britanisë së Madhe vazhdon të rritet dhe mbetet e fortë në bazat e saj”.

Po ashtu stërlina mbizotëron edhe mbi euron dhe dollarin.

Analisti Rob Kent-Smith thekson një “rënie në tre muajt e fundit në veçanti në sektorin e prodhimit të automobilave dhe të çelikut si edhe tkurrjen e ndërtimit”./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.