Lezhë, investime miliardëshe në linjat e transmetimit të energjisë

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Në takimin me banorët e Lezhës, në kuadër të ciklit kombëtar “Për bashkinë që duam”, Kryeministri Edi Rama tha se ndjehej mirë që mund të thoshte para tyre disa gjëra që kanë vlerë. Ai përmendi investimin në linjat e transmetimit të energjisë, 3.65 miliardë lekë që u japin përgjigje shqetësimit të mijëra e mijëra qytetarëve lezhjanë për furnizim normal me energji, si pasojë e mungesës së investimeve.

“Në inspektimin më të fundit që bëmë në Lezhë, në një zonë të Zejmenit, investimi i fundit ishte i vitit 1971 dhe sikundër aty, në shumë pika të tjera ku ka ankesa me të drejtë, nuk janë bërë investime që në kohën e elektrifikimit. Kemi nisur investimet në zonën e Brgedetit dhe gjatë takimeve me pronarët e hoteleve, më thonë se ka pasur përmirësim të ndjeshëm në sezonin turistik. Por kjo nuk ka ndodhur në komunat dhe komunitetet më në brendësi”, tha Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.