Kryeprokurori pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda në sitën e Vetingut

TIRANË, 12 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Artan Bajrami do t’i nënshtrohet Vetingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore ditën e nesërme me subjektin e rivlerësimit Artan Bajrami

Po ashtu, KPK ka shpallur sot dhe trupën gjykuese që përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu.

Kryeprokurori Artan Bajrami do të përballet me Vetingun përsa i përket ligjshmërisë së pasurisë dhe verifikimit etik dhe profesional. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.