Kredia në lekë zë 62,7% të totalit të kredisë për individë

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ – Banka e Shqipërisë, bën të ditur se në dhjetor të vitit 2018 kredia në lekë zuri 62,7% të totalit të kredisë për individë.

Krahasuar me një vit më parë, pesha specifike e kredisë në lekë është rritur me 3,5%.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia në lekë për segmentin e individëve u rrit me mbi 10% në raport me vitin e kaluar.

Ekspertët shprehen se, politika monetare lehtësuese e BSH ka rezultuar e prekshme në rritjen e kredisë në monedhën vendase. e.xh/e.caush/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.