KLGJ nis hetimet për vendimin ndaj Dritan Dajtit

128

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ – Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka reaguar sot në lidhje me vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin, duke theksuar se pranë këtij institucioni është depozituar kërkesa e ministres Etilda Gjonaj ku kërkohet hetimi disiplinor i veprimtarisë së anëtarëve të trupës gjyqësore, që kanë gjykuar çështjen kundër të dënuarit Dritan Dajti.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, bën me dije se kjo çështje do të trajtohet me përparësi, paanshmëri dhe profesionalizëm. Këshilli do të bëjë vlerësimin e duhur, në përputhje me kuadrin e ri ligjor dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në respektim të ligjit.

Apeli i Krimeve të Rënda pranoi pak ditë më parë gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, i akuzuar për vrasjen e katër policëve, duke e shpëtuar kështu nga dënimet me burg të përjetshëm.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.