KARAKAS – Maduro kërkon nga Londra kthimin mbrapsht të rezervave të arit venezuelian

KARAKAS, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro kërkoi që rezervat e arit venezuelian në Britaninë e Madhe, që ai i vlerëson me mbi 80 ton, t’i kthehen mbrapsht vendit të tij, bëhet e ditur në një intervistë për BBC-në e transmetuar sot.

“Mund të ketë mbi 80 ton ar venezuelian, që i përkasin Bankës Qendrore të Venezuelës’’, deklaroi lideri socialist, nën presion të fortë të opozitës dhe një pjese të konsiderueshme të komunitetit ndërkombëtar që kërkojnë largimin e tij nga pushteti.

I ballafaquar me probleme të rënda të parave cash, për shkak të rënies së prodhimit të naftës dhe sanksioneve amerikane, qeveria po përpiqet prej disa muajsh të riatdhesojë rezervat e saj të arit të depozituara në Londër./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.