“Juventus”: Tentuam Icardin, por blemë Ronaldon

TIRANË, 12 shkurt ATSH/ – Drejtori sportiv i “Juventusit”, Fabio Paratici ka treguar edhe njëherë prapaskenat e merkatos së verës, e cila rezultoi me blerjen e Cristiano Ronaldos.

“Ishim të mendimit se duhet të blinim Icardin e të bënim një rrëmujë të madhe… ose të blinim Ronaldon. Dhe kështu ndodhi. Në përballjen me ‘Realin’, Mendez, sikurse bën zakonisht, u afrua dhe unë i thashë: Cristiano ka shënuar gola të pabesueshëm. Ai më pa dhe më tha: Ti ndoshta nuk e beson, por ai do të lëvizë nga ‘Reali’ dhe dëshiron të vijë tek ‘Juventusi’”, përfundoi ai.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.