BERLIN, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Shumë kompani të vogla dhe të mesme gjermane nuk janë të mirë përgatitura përballë mundësisë së një Brexit pa marrëveshje, sqaroi sot një përfaqësues i Bankës Federale gjermane për të përditshmen ekonomike ‘’Handelsblatt’’.
‘’Jam i shqetësuar pasi shumë kompani, klientë të bankave nuk janë fokusuar mjaftueshëm mbi pasojat që do të ketë Brexit mbi financat e tyre’’, tha për gazetën gjermane, Joachim Wuermeling, anëtar i bordit drejtues të Bankës Qendrore gjermane.
‘’Kjo është aryeja pse po i bëjmë thirrje të gjitha kompanive dhe të gjithë klientëve privatë t’i përgjigjen sa më shpejt lajmërimeve të bankave për të rregulluar kontratat në sfondin e Brexit’’, përfundoi ai./ /v.b/