Francë/Itali: Macron dhe Mattarella rikonfirmojnë rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe

154

PARIS, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe homologu italian, Sergio Mattarella rikonfirmuan rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe franko-italiane, njoftoi sot në mbrëmje presidenca franceze, në një moment kur marrëdhëniet midis dy vendeve janë të tensionuara.

”Dy krerët e shtetit gjatë bisedës telefonike rikujtuan se Franca dhe Italia, të cilët ndërtuan së bashku Evropën kanë një përgjegjësi të veçantë për të punuar së bashku në planin e mbrojtjes dhe rimëkëmbjes së Bashkimit Europian”, sipas një komunikate franceze./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.