FOTO/ Rafting tërheq turistët e aventurës në lumin Shkumbin

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ – Shqipëria tashmë e kthyer në një destinacion turistik gjithëvjetor po tërheq përherë e më shumë turistë vendas dhe të huaj dhe gjatë sezonit dimëror.

Turistët e aventurës po shijojnë fundjavat në atraksionet e veçanta të cilat i eksplorojnë duke bërë shëtitje me biçikleta, hiking dhe rafting i cili në vitet e fundit po zhvillohet shumë në zonat ku ka mundësi për këtë aktivitet.

Rafting bëhet në Vjosë, në Përmet, Valbonë, në të gjithë lumenjtë e Shqipërisë, pasi vendi ynë ka një reliev të larmishëm dhe mjaft interesant ku ofron mundësi eksplorimi për turistët.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u shpreh se, ”rafting sport gjithnjë e më shumë i preferuar. Lumi Shkumbin, një mundësi më shumë për tu shfrytëzuar për turizëm, për sportet e aventurës edhe në dimër. Shqipëria, destinacion me potencial turistik gjithëvjetor”. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.