Diplomatët: Bashkëpunimi, rruga e vetme për kapërcimin e luftës tregtare Kinë-SHBA

91

PEKIN, 12 shkurt /ATSH/ – Bashkëpunimi mbetet mundësia e vetme e duhur për Kinën dhe SHBA-në, të cilat mund të kapërcejnë vështirësitë në lidhjet dypalëshe për përfitime më të mëdha të ndërsjella, u shprehën një diplomat i lartë kinez dhe një ekspert i njohur amerikan i marrëdhënieve ndërkombëtare, sipas CRI-së.

Huang Ping, konsulli i përgjithshëm kinez në Nju-Jork, dhe Robert Hormats, ish-nënsekretar i Shtetit në administratën e presidentit Barak Obama i bënë komentet e tyre në një veprimtari përkujtimore me rastin e 40-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe SHBA-së.

”Gjatë 40 vjetëve të fundit, marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së kanë regjistruar përparim historik në një gamë të gjerë sektorësh, teksa bashkëpunimi vazhdon të zgjerohet në të gjithë spektrin”, tha Huang në një pritje të madhe të organizuar nga konsullata e përgjithshme e Kinës në Nju-Jork.

Ai u kërkoi popujve të të dy vendeve ta vënë theksin te anët pozitive të bashkëpunimit midis Kinës e SHBA-së dhe të përpiqen për përparime të reja në promovimin e një zhvillimi të shëndetshëm të marrëdhënieve dypalëshe./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.