BRUKSEL – Stoltenberg: Nuk duam garë të re armatimesh

BRUKSEL, 12 shkurt /ATSH-ANSA/ – Rusia ka mundësinë e fundit për marrjen e përgjegjësive në Traktatin e Raketave Bërthamore me rreze të mesme veprimi (INF), tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

”I bëjmë thirrje Moskës që ta shfrytëzojë këtë mundësi të fundit”, theksoi ai.

”Në të njëjtën kohë ne do të fillojmë të planifikojmë hapat e ardhshëm për një botë pa INF dhe me një Rusi me më shumë raketa’’, theksoi Stoltenberg në prag të takimit të ministrave të Mbrojtjes.

“NATO nuk dëshiron një garë të re armatimesh”, deklaroi ai./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.