Basha: Era e ndryshimit po ndihet në Elbasan

64

TIRANË, 12 shkurt /ATSH – I. Vata/ – “Era e ndryshimit po ndjehet në Elbasan e po përhapet në të gjithë Shqipërinë”, ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në takim me qytetarët e Elbasanit.

Në nisje të takimit me qytetarët e Elbasanit, Basha u bëri thirrje të bashkohen në protestën e së shtunës në Tiranë.

“Më 16 shkurt është finalja. Është i gjithë populli kundër një grushti njerëzish. Me ne, do të jenë të gjithë studentët, të gjithë sipërmarrësit, do jenë të gjithë të papunët, do jenë të gjithë të punësuarit që nuk u mjaftojnë paratë. Edhe policia do jetë me ne, sepse 70% e tyre kanë aplikuar për t’u larguar jashtë vendit”, tha Basha.

Më tej, Basha shtoi se “gjashtë vetë e kanë zënë Elbasanin në çark, të shtunën do t’i zëmë ne në çark”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.