Zvicra dhe Britania e Madhe nënshkruajnë një marrëveshje tregtare post-Brexit

BERNË, 11 shkurt /ATSH-AFP/ – Zvicra dhe Britania e Madhe nënshkruan sot në Bernë një marrëveshje që do t’i mundësojë vazhdimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy shteteve pas Brexit.

Dy shtetet kanë nënshkruar në këtë kuadër, këto muajt e fundit marrëveshje për transportin rrugor, transportin ajror, sigurimet dhe lëvizjen e lirë të personave.

Marrëveshja për tregtinë u nënshkrua sot nga ministri britanik i Tregtisë së Jashtme, Liam Fox dhe ministrit zviceran të Ekonomisë, Guy Parmelin u zgjerua në Principatën e Lihtenshtejnit, në rolin e unionit doganor, Zvicër-Lihtenshtejn.//v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.