UKT vendos në funksion rrjetin e ri pranë shkollës “Sami Frashëri”

107

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ – Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, ka vendosur në funksion rrjetin e kanalizimeve pranë shkollës “Sami Frashëri”.

Përmes një njoftimi UKT bën me dije se ka nxjerrë jashtë funksioni rrjetin e vjetër të kanalizimeve dhe zëvendësimin me të riun.

“Nxorëm nga përdorimi rrjetin e amortizuar pranë shkollës “Sami Frashëri”, duke bërë të mundur rikonstruksionin e të gjithë rrjetit të kanalizimeve. Ky rikonstruksion do të eliminojë problematikat e shkarkimit të ujërave dukë mundësuar një shërbim më të mirë ndaj banorëve të zonës përreth”, bën me dije UKT.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.