UKRAINË – Një drejtues i lartë rajonal nën hetim për sulmin me acid ndaj një aktiviste

93

KIEV, 11 shkurt /ATSH-AFP/ – Gjykata ukrainase ka nisur hetimet ndaj një drejtuesi të lartë rajonal i dyshuar se ka porositur sulmin me acid që çoi në vdekjen e aktivistes antikorrupsion, Kateryna Gandziouk, një rast tragjik që shkaktoi indinjatën ndërkombëtare.

Ky avancim në një proces gjyqësor që është bërë simbol i ritmit të ngadaltë në luftën antikorrupsion në Ukrainë vjen një muaj e gjysmë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale që priten të jenë të vështira për presidentin në ikje, Petro Porochenko. Ndaj këtij të fundit rëndojnë kritikat se nuk ka bërë mjaftueshëm në këtë fushë.

”Vladyslav Manguer, 48 vjeç kryetar i këshillit rajonal të Kherson (jug) porositi këtë krim dhe po e paguan’’, deklaroi në televizion prokurori i përgjithshëm, Iouri Loutsenko, i konsideruar si një person i afërt me kreun e Shtetit./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.