TURQI – Të paktën 4 të plagosur, pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak

120

ANKARA, 11 shkurt /ATSH-AFP/ – Një helikopter ushtarak u rrëzua sot në një lagje të anën aziatike të Stambollit, ku u shënuan 4 të plagosur, njoftoi guvernatori i qytetit, Ali Yerlikaya.

‘’Një helikopter ushtarak është rrëzuar pasi ka kryer ulje të detyruar në një kompleks banimi në Cekmekoy, në lindje të qytetit, deklaroi në Twitter, Yerlikaya.

Katër ushtarakët të cilët ndodheshin në bord në momentin e aksidentit janë plagosur dhe janë shoqëruar në spital.

Pamjet e transmetuara në televizion shfaqin një re të dendur tymi që ngrihej pas një muri të bardhë./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.