TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ – Maurizio Sarri këmbëngul se puna e tij ishte “gjithmonë në rrezik” pas një humbje poshtëruese ndaj “Manchester City-t”, që vë presion të mëtejshëm tek trajneri i “Chelsea-t”.
“Chelsea” pësoi humbjen e tretë në katër ndeshje të ligës, një 6-0 në stadiumin “Etihad” duke shënuar humbjen më të madhe në Premier League të klubit.
Skuadra e Sarrit ka rënë në vendin e gjashtë në tabelë dhe është një pikë prapa “anchester United-it”.
I pyetur nëse kishte frikë për punën e tij, italian tha se kishte gjithmonë presion dhe rrezik që ai të mund të shkarkohej.
“Ju duhet të pyesni klubin, unë jam i shqetësuar për ekipin tim”, tha Sarri në një konferencë shtypi.
“Unë jam i shqetësuar për performancën, por puna ime është gjithmonë në rrezik. Duhet të pyesni klubin”.
/gj.m/j.p/