STRASBURG – PE, më pak mandate pas largimit të Britanisë së Madhe

VJENË, 11 shkurt /ATSH-APA/ – Parlamenti i ri Europian, i cili do të zgjidhet në fund të muajit maj, do të ketë më pak deputetë pas procesit Brexit, si shkak i largimit të Britanisë së Madhe.

Numri i eurodeputetëve do të bjerë nga 751 në 705.

Pas largimit të deputetëve britanikë, disa vende do të fitojnë vende në Parlamentin Europian.

Franca dhe Spanja do të marrin pesë vende të tjera, ndërsa Italia dhe Holanda do të shtohen me nga tre secila, ndërsa Austria do të dërgojë një deputet në Strasburg.

Asnjë vend nuk do të humbasë deputetët e BE gjatë periudhës aktuale legjislative.

Shumica e shteteve anëtare të BE-së do të mbajnë përfaqësimin e tyre. Vende të vogla si Malta ose Qipro nuk mund të kenë më pak se gjashtë vende secila.

Gjermania, si vendi me numrin më të madh të popullsisë, ka arritur kufirin maksimal prej 96 mandateve./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.