Soreca takon kreun e KED: BE mbështet plotësisht punën e Këshillit

107

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ – Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvorani, duke shprehur mbështetjen e plotë të BE për punën e rëndësishme të këtij këshilli.

Sipas ambasadorit Soreca, mbështetja teknike dhe administrative, është e nevojshme për realizimin e detyrave të KED.

“Sot u takova me Ardian Dvoranin, Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. BE-ja e mbështet plotësisht punën e rëndësishme të Këshillit. Mbështetja teknike dhe administrative është e nevojshme për Këshillin që të kryejë detyrat e tij të rëndësishme. Tani që nis vlerësimi dhe renditja e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, është e rëndësishme që zbatimi i rregullave të brendshme të bëhet në një mënyrë që ruan pavarësinë e anëtarëve të Këshillit”, shprehet Soreca.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.