SOFT NEWS – Obama e ftuara surprizë në Grammy Awards

97

LOS ANXHELES, 11 shkurt /ATSH-AFP/ – Ish-zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama u shfaq mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy në Los Anxheles, ku duartrokiti meritat e muzikës për promovimin e diversitetit, një çështje shumë e nxehtë për  vendin.

“Muzika na lejon të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe na tregon atë çfarë ka rëndësi”, tha Michelle, e cila ndodhej midis këngëtareve si Jennifer Lopez, Lady Gaga dhe Jada Pinkett Smith.

Grammy Awards ka qenë i akuzuar rregullisht se nuk promovon mjaftueshëm të drejtat e grave dhe minoriteteve në zgjedhjet e tyre.

Majin e kaluar drejtori i Grammy, Neil kishte shkaktuar pakënaqësi duke kërkuar që ”gratë të ecin me hapa më të shpejta nëse duan të përfaqësohen më mirë”./ /xhm/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.