RUSI – 52% e qytetarëve: Zyrtarët gënjejnë për gjendjen reale të vendit

95

MOSKË, 11 shkurt /ATSH-ANSA/ – Përqindja e rusëve që besojnë se zyrtarët publikë, bashkë me politikanët, gënjejnë mbi gjendjen reale të vendit ka arritur maksimumin  historik.

Thënë ndryshe, 52% e të anketuarve, sipas sondazhit e bërë nga Qendra Demaskopike e Pavarur ”Levada” kanë deklaruar se zyrtarët gënjejnë për gjendjen reale të vendit.

Një vit më parë, kjo e dhënë ishte 37%.

Aktualisht, vetëm 12% besojnë në vërtetësinë e fjalëve të zyrtarë, kundrejt 20% që ishte në vitin e kaluar./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.