Rikonstruksioni i aksit Korçë-Voskop-Polenë, përfitojnë 6 mijë banorë

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ – Rikonstruksioni i plotë i rrugës Korçë–Voskop–Polenë–Korçë, 16 km e gjatë ka rritur aksesin në shërbimet shëndetësore, arsimore dhe tregut të Korçës për 6000 banorë.

Rruga e re bashkohet në një pjesë të saj me rrugën për në Voskopojë, çka ndikon drejtpërdrejtë në turizmin dhe agroturizmin e zonës.

Investimi u zbatua nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) në kuadër të Programit të Qeverisë Shqiptare për Rehabilitimin e Akseve Rrugore prioritare në vend.

/e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.