Punimet në nënstacionin e Lushnjës, OSHEE remont të planifikuar

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ – Për të rritur cilësinë e furnizimit me energji elektrike për banorët dhe për të reduktuar humbjet në rrjet, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është duke kryer një sërë remontesh.

Ekipet e OSHEE-së janë duke kryer punime të planifikuara në nënstacionin e Lushnjës dhe ditën e martë (datë 12) do të ketë kufizim të energjisë elektrike në disa zona.

Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohorë 09:00-15:00 dhe pa energji elektrike do të mbeten këto zona: Ish-komuna Golem, Shegas, Allprenaj, Hajdaraj, Kasharaj, Dushk, Konjat, Thanasaj, Gramsh, Zham.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.