Pogba, në formë të shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit Solskjaer

105

TIRANË, 11 shkurt ATSH/ – Ole Gunnar Solksjaer është i kënaqur me formën që po kalon Paul Pogba tek “Manchester United”.

Pogba ka qenë një pikë kryesore e ringritjes së “United”-it nën drejtimin e Solskjaer dhe shënoi një gol në fitoren e së shtunës 3-0 ndaj “Fulham” – fitorja e 10 në 11 ndeshje për United që kur Jose Mourinho u shkarkua.

“Paul është ende i ri dhe fitues i Kupës së Botës,” tha Solskjaer.

“Jam i sigurtë se do të vazhdojë të përmirësohet dhe ka qenë fantastik për mua. Është një kënaqësi ta stërvitësh atë”, tha ai.

“Nuk më pëlqen të krahasoj lojtarët, por e di se Paul është në formë të mirë për momentin”.

/gj.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.