Platforma e bashkëqeverisjes, asnjë qeveri e mëparshme nuk ua dha njerëzve këtë mundësi

84

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ Paraqitja e pesë rasteve të zgjidhura nga platforma e bashkëqeverisjes, është vetëm një pjesë e vogël e qindra rasteve të tjera që janë zgjidhur dhe vazhdojnë të zgjidhen nga “Shqiperiaqeduam.al”. Kryeministri Edi Rama i pranishëm në takimin e përjavshëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes në Kryeministri, theksoi se çdo javë platforma u jep zgjidhje shumë problemeve që kanë mbetur të pazgjidhura.

“Janë mijëra raste që përndryshe nuk do ishin zgjidhur. Asnjë qeveri e mëparshme nuk ka arritur t’u japë njerëzve këtë mundësi. U kanë munguar instrumente si platforma, dhe zyrat e marrëdhënieve me publikun kanë qenë të degraduara dhe pa efikasitet. Platforma jonë u jep fuqi njerëzve pa përkrahje, atyre që kanë mundur të ngrenë zërin, por nuk janë dëgjuar. Ne besojmë fort tek kjo mënyrë komunikimi këtu, pasi është një gjë kur e them unë, dhe tjetër gjë kur njerëzit shohin të ngjashmit e tyre që tregojnë me fakte, që janë qytetarë e jo kukulla e vijnë nga hallet dhe problemet e jetës reale. Falënderoj edhe ekipin për punën e mirë që po vazhdon të bëjë”, përfundoi Kryeministri Edi Rama./ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.