Parashikimi i motit, 11 shkurt 2019

209

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet deri në mesditë me kthjellime dhe alternime vranësirash.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pas orëve të mesditës vranësirat do të vijnë në shtim deri të dendura në të gjithë territorin. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në orët e pasdites. Më pas reshjet me intensitet mesatar në të gjithë territorin në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore, ndërsa pas orëve të pasdites reshjet përfshijnë zonat malore të Verilindjes në lartësi mbi 300 metra, malësitë e Elbasanit në lartësitë mbi 1000 metra dhe Juglindje në lartësitë mbi 600-800 metra. Era do të jetë nga kuadranti i Jugut me shpejtësi deri në 5-30m/sek. Erë intensive përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre, zonat luginore por edhe qendrat urbane. Valëzimi në dete i forcës 5 dhe 6.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 7/14 diell shi
Kukës 3/15 diell shi/bore
Lezhë 8/17 diell shi
Dibër 2/ 13 diel shi/bore
Durrës 9/19 diell shi
Tiranë 8/20 diell shi
Elbasan 6/19 diell shi/bore
Berat 5/21 diell shi
Vlorë 7/20 diell shi
Korçë 3/14 diell shi/bore
Gjirokastër 3/19 diell shi
Sarandë 8/21 diell shi

 

/a.g/ 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.