NJU JORK – OKB: Humbja e sfidës ndaj ndryshimeve klimatike, fatkeqësi për Afrikën

NJU JORK, 11 shkurt /ATSH-ANSA/ – Humbja e sfidës së ndryshimit të klimës “mund të jetë një fatkeqësi për Afrikën”, deklaroi numri një i OKB-së, Antonio Guterres, duke folur në një samit mbi kontinentin dhe duke bërë thirrje për një angazhim më të madh nga ana e politikës në lidhje me financimin e vendeve në fjalë.

”Afrika do të jetë ajo që do të paguajë një çmim më të lartë për klimën duke pasur parasysh se temperaturat do të rriten më shumë, ndërsa kontinenti nuk kontribuon aspak në ngrohjen globale”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.