LONDËR – Rritja ekonomike u ngadalësua me 1,4% në 2018

187

LONDËR, 11 shkurt /ATSH-AFP/ – Rritja ekonomike e Britanisë së Madhe u ngadalësua ndjeshëm në 2018, në 1,4%, ritmi më i ulët që nga viti 2012, njoftoi sot Zyra e Statistikave Kombëtare, më pak se dy muaj nga Brexit.

Pasi regjistroi nivelin më të lartë në verë, rritja ekonomike u ngadalësua ndjeshëm gjatë vjeshtës dhe PBB-ja u rrit vetëm 0,2% në tremujorin e fundit, me një rënie të ndjeshme në dhjetor. Vendi nuk duket se do të përjetojë një rritje të fortë ekonomike në fazën vendimtare të Brexit, e parashikuar për në 29 mars./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.