LONDËR – 250 kompani do të transferohen para Brexit

166

LONDËR, 11 shkurt /ATSH-ANSA/ – Qeveria holandeze ka raportuar se është në kontakt me mbi 250 kompani të ndryshme në lidhje me transferimin e veprimtarive të tyre nga Britania e Madhe drejt Holandës dhe kjo, para daljes së Londrës nga Bashkimi Europian, njoftoi gazeta britanike ”The Guardian”.

Ministria holandeze e Punëve të Jashtme deklaroi nga ana e saj se vetëm gjatë vitit të kaluar Holanda kishte arritur të tërhiqte nga Britania e Madhe 42 kompani, që kishin punësuar 1923 persona.

Ndër kompanitë që kanë zgjedhur qëndrimin në Holandë mund të përmendim “Discovery Channel”, Sony dhe Bloomberg./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.