Kriza franko-italiane: Salvini i gatshëm madje edhe këtë javë për diskutime në Paris

140

ROMË, 11 shkurt /ATSH-AFP/ – Lideri i Ligës (ekstremi i djathtë) Matteo Salvini deklaroi sot se ishte i gatshëm të shkonte në Paris këtë javë për të patur sërish marrëdhënie të mira me Francën, e cila thërriti për konsultime ambasadorin e saj në Romë në formë proteste kundër qeverisë italiane.

‘’Jam i gatshëm për t’a mirëpritur në Romë apo për të shkuar në Paris, madje edhe këtë javë’’, deklaroi Salvini, i cili mban edhe postin e ministrit të Brendshëm, referuar homologut të tij francez, Christophe Castaner.

Javën e kaluar, Salvini një personalitet me peshë i qeverisë italiane por edhe zëvendëskryeministër i dërgoi një letër ku ftonte Castaner për të diskutuar çështjet e pazgjidhura në fushën e tyre të kompetencave./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.