Kredia afatgjatë financon projektet e investimeve

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ – Sistemi bankar në vend ka rritur kreditimin afatgjatë gjatë vitit të shkuar, i cili u përdor më së shumti për financimin e projekteve investuese.

Sipas statistikave zytare, kreditë afatgjata, me maturim më të gjatë se pesë vjet, në fund të vitit të kaluar arritën në afro 292 miliardë lekë, nga 286 miliardë lekë që ishin në fillim të vitit. Kreditë afatmesme, me maturim deri në pesë vjet, ka arritur në 88 miliardë lekë, nga 83 miliardë lekë që ishte një vit më parë.

Ndërkohë që huatë afatshkurtra, me maturim në më pak se një vit kanë pësuar një rënie drastike, ndërsa janë rritur kreditë afatmesme dhe afatgjata.

Sipas bankierëve dhënia e më shumë kredive afatgjata tregon se bankat kanë mbështetur më shumë projekte të reja investimi. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.