Kërkesa/ Banorët e fshatit Budull në Krujë pajisen me transformator

62

TIRANË, 11 shkurt /ATSH-Gjergji Mima/ – Banorët e fshatit Budull në Krujë arritën të kenë një transformator të ri energjie, falë platformës së bashkëqeverisjes.

Banorët kërkuan tek shqiperiaqeduam.al transmetimin e energjisë brenda standardeve. OSHEE mori menjëherë masat dhe u shtrua menjëherë një linjë e re.

Xhavit Vrai, një banor i zonës u shpreh se kishte, 20 vjet që kishte ndërtuar banesën, por energjia elektrike ishte shumë e dobët. Falë kësaj platforme u vu transformatori dhe tashmë fshati ka energji të plotë.

Kryeministri Rama u shpreh se, “ky është një nga ato rastet kur qytetarët i drejtohen platformës dhe gjejnë zgjidhje. Është një nga ato rastet kur qytetarët e gjejnë mënyrën për të kontaktuar me ministrin. Gjë që nuk do ta arrinte kurrë nëse merrte rrugën nëpërmjet institucioneve. Ndërsa kështu rruga është e hapur dhe e menjëhershme”.

“Kam parë komente për platformën dhe nga ata që i thonë vetes mendje të ndriçuara, nuk kuptojnë themeloren nga platforma. Është transformimi për nga inovacioni i zyrave të kudondodhura të marrëdhënieve me publikun. Zëvendëson letrat drejtuar ministrive, radhët për të marrë një kontakt, për të çuar fjalë më lart kur kërkon një përgjigje”, tha Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.