Këmbimi valutor/ Euro zhvlerësohet, dollari forcon pozitat në raport me lekun

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ – Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën euro u zhvlerësua me 0,10 lekë, ndërsa dollari amerikan forcoi pozitat me 0,17 lekë, krahasuar me fundjavën e kaluar.

Sipas kursit zytar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet sot me 124.16 lekë dhe dollari këmbehet me 109.77 lekë. Ndërsa paundi britanik u këmbye me 141.58 lekë ose 0,48 lekë më pak se një ditë më parë dhe franga zvicerane u forcua me 0,04 lekë dhe këmbehet sot  me 109.46 lekë.

Sipas BSH-së, vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

 

Monedha Kryesore

Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 109.77 +0.17
Euro EUR 124.16 -0.10
Poundi Britanik GBP 141.58 -0.48
Franga Zvicerane CHF 109.46 +0.04
Jeni Japonez (100) JPY 99.62 -0.16
Dollari Australian AUD 77.76 +0.15
Dollari Kanadez CAD 82.66 +0.32
Korona Suedeze SEK 11.84 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 12.65 -0.08
Korona Daneze DKK 16.63 -0.02
SDR SDR 152.67 +0.37
Ari(OZ 1) XAU 143450.73 -219.53
Argjend(OZ 1) XAG 1723.61 -5.44
Juani Kinez (onshore) CNY 16.17 -0.08
Juani Kinez (offshore) CNH 16.14 -0.02
Lira Turke TRY 20.82 -0.05

e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.