HUNGARI – Pompeo paralajmëron për lidhjet me Rusinë

125

BUDAPEST, 11 shkurt /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i bëri sot thirrje Hungarisë, aleati kryesor i Moskës në Bashkimin Europian, për të mos i lënë hapësirë Rusisë të thellojë ndasitë mes perëndimorëve.

‘’Ne nuk duhet të lejojmë Putinin të thellojë ndasitë mes miqve në NATO’’, deklaroi kreu i diplomacisë amerikane gjatë një konference shtypi në Budapest përkrah homologut hungarez, Peter Szijjarto.

Ky i fundit i cilësoi ”hipokrizi e madhe” kritikat ndaj Rusisë nga ana e perëndimorëve, të cilët bashkëpunojnë ndërkohë me Moskën në sektorin e energjisë./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.