PRISHTINE, 11 shkurt /ATSH/ -Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar këngëtaren Dua Lipa, e cila mbrëmë gjatë ceremonisë së çmimeve “Grammy”, është shpallur dy herë fituese e këtij çmimi prestigjioz.
Haradinaj u shpreh se Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi.
“Urime Dua! Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd”, tha ai.
Përndryshe, ajo është shpallur artistja e re më e mirë për vitin 2019, në ceremoninë e mbajtur në Los Angeles. Po ashtu ajo u vlerësua edhe si kënga më e mirë ritmike, për këngën “Electricity”. /KosovaPress//e.malaj/