FUTBOLL – Kupa e Shqipërisë për femra, përcaktohen ekipet gjysmëfinaliste

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ – “Kinostudio”- “Vllaznia” dhe “Apolonia”-“Tirana AS” do të jenë ekipet të cilat do të ndeshen në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi ka publikuar shortin e hedhur për Kupën e Shqipërisë për femra, pas përfundimit të fazës çerekfinale, ndeshje të cilat dhuruan emocione dhe gola për sportdashësit e pranishëm në stadiume.

Përballjet çerekfinale ishin këto:

“Termi”- “Vllaznia” 0-4
AAS-“Kinostudio” 1-8
“Teuta”-“Apolonia” 0-8
“Juban Danja” – “Tirana AS” 2-7

Katër skuadrat e kualifikuara për më tej, do të përballen ndërmjet tyre në ndeshjet gjysmëfinale me një takim me eliminim direkt.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.