FOTO/ Potenciali turistik dhe mjedisor i zonës së Rrajcës

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ – Në kuadër të programit “Junior Ranger -Shpresë për të ardhmen” u realizua ekspedita e radhës në zonën e Rrajcës në parkun kombëtar Shebenik -Jabllanicë.

Ekspedita u realizua në bashkëpunimin e AdZM Elbasan dhe shkollën e mesme të përgjithshme “Ibrahim Muça”, Librazhd.

Grupi junior mori një informacion të zgjeruar për zjarret dhe pasojat që shkaktojnë në biodiversitet (florë e faunë), faktorët që ndikojnë (antropogjen e natyror), marrja e masave institucionale, rrezikshmërinë që përfaqësojnë, legjislacioni dhe pasojat e kundravajtësve.

Ranger i zonës u shpjegoi rangersave të rinj rëndësinë që zona e Rrajcës përfaqëson si pjesë e trashëgimisë natyrore UNESCO, si dhe aktivitetet që realizohen në zonë nga vizitorët vendas e të huaj të cilët janë të shumtë. /a.a/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.