FOTO/ Parku kombëtar detar Karaburun-Sazan, destinacion për edukimin mjedisor

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ – Parku kombëtar detar Karaburun-Sazan është i vetmi i tillë në Shqipëri. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike.

Qendra e vizitorëve e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, gjithmonë e më shumë po kthehet në një pikë interesi për edukimin mjedisor, jo vetëm për arsimin parauniversitar, por edhe për ekspeditat universitare.

Kjo qendër sot u vizitua nga studentët e masterit të degës Gjeo-Mjedis, Fakulteti i Gjeologji-Minierave. Ata u njohën me vlerat e zonës si destinacion turistik gjithashtu dhe me biodiversitetin e larmishëm që ajo ofron.

Kjo zonë mund të vizitohet nëpërmjet udhëtimeve ditore që zhvillojnë operatorët turistikë që nisen nga porti i Vlorës. Kjo ofron mundësi reale për të vizituar parkun dhe ofruar një ditë ndryshe në gjirin e Vlorës.

Parku kombëtar detar Karaburun-Sazan gjatë sezonit turistik veror, ishte destinacioni më mbresëlënës për 45000 turistë vendas dhe të huaj.

Për të shkuar në destinacion duhet ndjekur rruga detare me anije apo varkë nga porti i Vlorës dhe nga Marina Orikum.

/a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.