FOTO/ Ndalimi i qeseve plastike, asnjë tolerim për ata që ndotin mjedisin

126

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ – Mbrojtja e mjedisit për një Shqipëri të pastër dhe ambientaliste vijon të mbetet një nga prioritet e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, e cila po ndërmerr një seri nismash për ta potencializuar këtë synim.

Shqipëria po merret si shembull në rajon për nismën nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për ndalimin e qeseve plastike.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi shprehet se nuk ka asnjë tolerim për ata që ndotin mjedisin. “Luftë pa kompromis nga bizneset më të mëdha, tek më të voglat, për të ndaluar tregtimin dhe përdorimin e qeseve plastike nën 35 mikron”, tha ai.

“Inspektimet vijojnë në të gjitha subjektet, që prodhojnë dhe tregtojnë qese plastike në të gjithë vendin, ku janë marrë masat respektive sipas parashikimeve ligjore, nga gjobitja, tek pezullimi i aktivitetit”, përfundoi Klosi.

Vendimi ka për qëllim inkurajimin e prodhimit të qeseve me shumë qëllime, të biodegradueshme, që mund të prishen në 36 muaj.

Prodhuesit dhe importuesit që nuk arrijnë të zbatojnë ndalimin e qeseve plastike në Shqipëri do të gjobiten nga 100.000-150.000 lekë (700-1186 euro)./a.a/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.