FOTO/ “Balkan Girl Power”, çelet ekspozita e 34 vajzave nga 5 vende të Ballkanit Perëndimor

221

 

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ – “Balkan Girl Power” titullohet ekspozita me 68 fotografi të 34 vjazave nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, e çelur sot në Qendrën e Hapjes për Dialog (COD), në Kryeministri me .

Ceremonia u hap nga Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Çano, e cila shprehu kënaqësinë e veçantë që ekspozita e parë në COD për vitin 2019 kishte në qendër femrën ballkanase me aspiratat për të qenë pjesë e integrimit në familjen europiane. I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Artistja Lala Meredith Vula, e cila kuroi këtë ekspozitë, shprehu mirënjohjen për të gjithë njerëzit që u bënë bashkë në këtë nismë dhe COD që mirëpriti këto vepra të mrekullueshme.

Drejtoresha Ekzekutive e Institutit për Kontratën Shoqërore në Shqipëri, Olda Çeta, që udhëhoqi projektin, falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët, vajzat pjesëmarrëse dhe vlerësoi besimin dhe mbështetjen e Western Balkans Fund.

Në këtë ekspozitë janë përzgjedhur të prezantojnë punimet e tyre në zhanrin e fotografisë  me tematika të ndryshme vajza nga 5 vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Projekti ka bashkuar 35 vajza nga këto shtete për të dokumentuar përmes fotografisë jetën, ëndrrat dhe perspektivat e tyre. Mes vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë është edhe Alketa Haklaj. Ajo ka vendosur ta titullojë projektin e saj “Bardh e zi”. Alketa ka sjellë fotografi në formatin bardh e zi nga realiteti dhe jeta e grave shqiptare. Vajzat e tjera pjesëmarrëse vijnë me tematikën e adoleshencës, familjes, shoqërisë, natyrës, muzikës apo edhe artit.

Balkan Girl Power Exhibition do të jetë e hapur për publikun deri në datën 28 shkurt. /k.s/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.