FOKUS – MAC partia e re e jelekverdhëve

PARIS, 11 shkurt /ATSH-ANSA/ – Një parti e re po lind në Francë nga jelekverdhët, sipas medias vendase.

Hayk Shahinyan njoftoi në faqen e internetit ”Putsch Media” krijimin e këtij formacioni të ri politik të quajtur ‘’Lëvizja Alternative Qytetare’’ (Mouvement Alternatif Citoyen – MAC).

MAC gjithashtu përfshin edhe Christophe Chalencon, kontroversin e jelekverdhëve, i cili u takua me zëvendëskryeministrin italian Luigi di Maio, në periferi të Parisit, së bashku me përfaqësues të tjerë të jelekverdhëve.

‘’Kjo është një lëvizje e madhe popullore, qytetare dhe apolitike, me bashkimin e njerëzve nga e ekstremi i djathtë në ekstremin e majtë, nën të njëjtin projekt “, deklaron Chalencon.

Nga ana e tij, Shahinyan shpjegon se qëllimi i MAC është “të bashkojë shoqërinë franceze sa më gjerësisht të jetë e mundur pa vënë re nëse janë jelekverdhë apo jo’’.

“Brenda kësaj do të organizohet një debat midis anëtarëve për të të vendosur nëse do të marrin pjesë ose jo në zgjedhjet e BE”, theksoi ai./   /os/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.