Dua Lipa fiton dy çmime Grammy

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ – Dua Lipa ka bërë krenarë gjithë shqiptarët, duke fituar dy çmime në eventin më të madh muzikor Grammy Awards.

Ylli i popit rrëmbeu çmimin “Best New Artist” në 61-vjetorin e Grammy dhe çmimin “Best Dance Recording” për këngën e saj “Electricity” në bashkëpunim me Silk City dhe Diplo e Mark Ronson.

Ndërsa u ngjit në skenën gjigante mbrëmjen e së dielës (10 shkurt) për të pranuar çmimet Dua tha, “falenderoj fansat e mi që më lejuan të isha versioni më i mirë i vetes sime”.

Dua ishte nominuar në dy kategoritë dhe tek të dyja arriti të rrëmbente çmimet.

Në kategorinë “Best New Artist”, Dua u përball me shumë këngëtare, përfshirë bashkëatdhetaren e saj Bebe Rexha, e cila nuk arriti të fitonte, edhe pse u nominua në dy kategori.

Por 23-vjeçarja arriti që t’i mundë dhe la pas Chloe dhe Halle, Luke Combs, Greta Van Fleet, H.E.R., Margo Price, Bebe Rexhën dhe Jorja Smith.

/a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.