BSH: Volumi i shkëmbimeve tregtare, ulet deficiti me 3,5%

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ – Treguesit e ekonomisë në rritje janë reflektuar në praktikën reale përmes rritjes së prodhimit dhe eksporteve “Made in Albania” dhe uljes së importeve.
Banka e Shqipërisë publikoi sot raportin mbi volumin e shkëmbimeve tregtare gjatë 3-mujorit të 3-të të vitit 2018, ku citon se, “në rastin e shkëmbimeve tregtare është vënë re një ngushtim i deficitit të përgjithshëm me rreth 3,5% në terma vjetorë”.
Përcaktues në këtë drejtim ka qenë ngushtimi i deficitit tregtar në mallra me rreth 1,8%. Më konkretisht, raportohet një rritje e shpejtë e eksportit të mallrave me rreth 27,9% në terma vjetorë. Nga ana tjetër, rritja e importeve ka rezultuar mjaft e ngadaltë (vetëm
4,0% në terma vjetorë), thuhet në raportin e BSH-së. /e.xh/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.