Brukseli vlerëson sistemin bankar shqiptar si të mirëkapitalizuar

75

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ – Komisioni Europian vlerësoi sistemin bankar shqiptar të mirëkapitalizuar, në raportin e publikuar së fundi mbi ecurinë ekonomike për vendet kandidate që aspiroj BE.

“Banka Qendrore ka implementuar standardin e Basel III duke e vendosur normën e kapitalit minimal për bankat në 12%. Sa i përket sektorit bankar në tërësi, raporti nënvizon faktin se është i mirëkapitalizuar, me normën minimale të kapitalit në 18,2%, pra bindshëm përtej nivelit të kërkuar nga Banka e Shqipërisë”, citon raporti.

Ndërsa vë theksin në zhvillimet kryesore, si forcimi i lekut kundrejt euros me rreth 7%.

KE citon se, politikat monetare shumë lehtësuese e Bankës Qendrore ka nxitur kreditimin për biznesin dhe individët. Ndërsa kreditë në lekë variojnë në 7% në muaj mesatarisht, 0,3 pikë përqindje poshtë nivelit të vitit paraardhës, thotë Komisioni Europian. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.