Bafta Film Awards 2019, ”The Favourite” rrëmben 7 çmime

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ – “The Favourite” ka dominuar çmimet e British Academy Film Awards mbrëmjen e së dielës. Filmi ka siguruar shtatë çmime nga 12 nominime.

Olivia Colman mori çmimin ‘Aktorja më e mirë’ ndërsa Rachel Weisz çmimin ‘Aktorja më e mirë mbështetëse’.

Filmi meksikan Roma fitoi ”Filmi më i mirë” dhe Rami Malek mori çmimin ‘Aktori më i mirë’ për rolin e Freddie Mercury në Rhapsody Bohem.

Fituesit kryesorë

  • The Favourite: 7 çmime, nominuar në 12 kategori
  • Roma: 4 çmime, nominuar në 7 kategori
  • Bohemian Rhapsody: 2 çmime, nominuar në 7 kategori
  • Black Panther: 1 çmim, nominuar në 1 kategori
  • BlacKkKlansman: 1 çmim, nominuar në 5 kategori
  • Green Book: 1 çmim, nominuar në 4 kategori
  • Vice: 1 çmim, nominuar në 6 kategori
  • A Star is Born: 1 çmim, nominuar në 7 kategori /a.a/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.