AUSTRI – Një Brexit i vështirë kërcënon mijëra vende pune

VJENË, 11 shkurt /ATSH-APA/ – Një Brexit i vështirë mund të kërcënojë rreth 6 000 vende pune në Austri, sipas një studimi gjerman.

“Në Austri mund të preken 2 000 vende pune në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe 4 000 në mënyrë indirekte”, tha autori i studimit gjerman, Oliver Holtemoeller.

Në Gjermani, një Brexit i vështirë mund të kërcënojë më shumë se 100 000 vende pune.

Asnjë shtet tjetër anëtar i BE-së nuk do të kishte një efekt kaq të rëndë në tregun e punës.

Në Francë kërcënohen 50 000 vende pune./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.