Ankesa në “Shqiperiaqeduam.al”, qytetari merr certifikatën e legalizimit pas 13 vjet sorollatjesh

73

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ 13 vjet pasi kishte aplikuar për legalizimin e banesës, qytetari nga Tiranë, Mehdi Selmani ka në dorë certifikatën e pronësisë pas ankesës në portalin e bashkëqeverisjes, “Shqiperiaqeduam.al”. Rasti u përcoll në takimin e përjavshëm me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes, ku qytetari tha se ishte sorollatur për 13 vjet.

“Kjo histori nuk po merrte fund, edhe pse në zonën time legalizimi ishte në fund. Nuk po merrja zgjidhje. Pas aplikimit në platformë, ditën e dytë më morën në telefon për të më njoftuar se rasti po shqyrtohej. Pas dy javësh më morën prapë dhe erdhën për të bërë matjet. Dhe pas një muaji më morën prapë nga platforma. Më thanë se procesi po ecën dhe pagova faturën dhe pas 20 ditësh më mori prapë, po platforma, dhe u paraqita për të marrë legalizimin”, tha Selmani.

“Falënderoj platformën dhe ideatorin e platformës. Është vërtet një zgjidhje për njerëzit që nuk kanë shumë përkrahje”, tha qytetari. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.