Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, Komisionet miratojnë protokollin

77

TIRANË, 11 shkurt ATSH/ – Komisionet parlamentare kanë miratuar sot me konsensus të plotë marrëveshjen për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Pro kanë votuar edhe deputetët e opozitës në komisionet parlamentare.

Ratifikimi do të bëhet ditën e enjte në Kuvendin e Shqipërisë, ku i pranishëm do të jetë edhe Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Maqedonia bëhet kështu anëtari i 30-të i NATO-s pas zgjidhjes së konfliktit për emrin me Greqinë.

Njëzet e nëntë vendet anëtare të Aleancës Veriatlantike nënshkruan në fillim të shkurtit protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, në selinë e kësaj organizate.

Pas nënshkrimit, ka filluar procesi i ratifikimit të protokollit nga ana e parlamenteve të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, proces i cili mund të zgjasë një vit e gjysmë.

/gj.mima/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.