TIRANË, 11 shkurt ATSH/ – Trajneri i “Juventusit”, Massimiliano Allegri, tha se rekordi i pikëve të Antonio Conte në Serie A do të jetë i vështirë për t’u kapërcyer.
Ish-trajneri i “Juventusit”, Conte, e vendosi rekordin gjatë kohës së tij në Torino, duke i çuar “bardhezinjtë” në 102 pikë në sezonin 2013-14.
Shtatë herë kampione italiane në fuqi, “Juventusi” mbetet i pamposhtur gjatë këtij sezoni dhe renditetme 63 pikë në 23 ndeshje pas fitores së 3-0 në “Sassuolo”.
Duke folur për rekord më pas, Allegri u tha gazetarëve: “Shënimet e Conte për pikat në Serie A me “Juventusin”, vështirë se do të mund ta mundim atë”.
“Por gjëja më e rëndësishme tani ishte të ktheheshim në plus 11 pikë nga “Napoli” dhe të përpiqeshim të shkojmë në plus 14 të premten, dhe vetëm atëherë do të mendojmë për Ligën e Kampionëve”.
“Ajo që ka rëndësi për mua është të fitoj Scudetton, duke fituar njëqind pikë është e pakuptimtë, ne duhet të jemi të mirë, në këtë moment, në sjelljen e pikëve në shtëpi”. /j.p/